
Zlatan Ibrahimoviç zhbllokoi rezultatin e ndeshjes mes Milanit dhe Crotones, pasi shënoi një gol të bukur në minutën e 30’, pas një shkëmbimi pasimesh mjaft të sakta me portugezin Rafael Leao.
Ky ishte goli numër 500 i gjigantit suedez në nivel klubesh, duke llogaritur ato të shënuara me fanellat e Malmoe, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.
Me fanellën e Milanit Ibra ka shënuar plot 82 gola, ndërsa klubi me të cilin ka shënuar më shumë është ai i Paris Saint Germain, plot 156. Këto shifra konfirmojnë momentin mjaft të mirë të Ibrës, që ka shënuar 13 gola në kampionat këtë sezon dhe i është hapur oreksi për të vijuar të luajë ende, pavarësisht viteve mbi supe.
Top Channel