Babai i Ruzhdi Behlulit, Sadiku ishte në mesin e pak njerëzve që rrezikoi jetën duke fshehur një hebre nga pushteti gjerman, atë botë në malësi të fshatit Novosellë të Serbisë.

Hebreu Ahim Kohen kishte qëndruan në shtëpinë e Sadikut për një muaj, dhe emrin ia kishin ndryshuar në Mehmet, që fqinjët dhe familjarët të mos e diktonin.

Por, meqë familja kishte shumë mysafir, Mehmeti kishte kërkuar të largohej nga aty.  Ruzhdiu tregon se babai i tij e kishte veshur hebreun me rroba grash për ta kaluar me të kufirin nga Bullgaria drejtë Shqipërisë.

Pas përfundimit të luftës ai tregon se ishin vizituar nga ai në Gjilan, vend ku jetojnë që nga ajo kohë. Përveç familjes Behluli, edhe 19 familje të tjera kosovare kanë arritur të faktojnë se janë kujdesur për hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot kur dy shtetet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike,  Shoqata e Miqësisë Kosova- Izrael thonë se ka ardhur si rrjedhojë e së kaluarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA