Foto ilustruese

Tiranë – 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. C., 25 vjeç, pasi në lagjen “Ali Demi”, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 64 vjeç, pasi në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

J. M., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme, tek ish-“Sheshi Shqiponja”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Sh., 52 vjeç i cili ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shendetësore.

A. R., 29 vjeç, pasi tek rrethrretullimi i Saukut, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit.

A. T., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA