Interesi i larte për të kaluar fundjavën në Voskopojë, një nga  fshatrat më të bukur turistike në vend ka bërë që të shtohen edhe kapacitetet për pritjen e tyre.

Disa nga banorët e këtij fshati pas viteve të tëra në emigracion janë rikthyer për të investuar në fushën e turizmit e përveç tyre janë të shumte ata që i kane kthyer sytë nga nderimi i bujtinave apo shtëpive të pushimit. Pas 25 vitesh pune në shtetin grek ku edhe fitoi eksperience Panajoti iu rikthye vendlindjes për të hapur biznesin e tij

Në Voskopojë janë mbi 20 bujtina dhe hotele e të tjera pritet të nisin ndertimin në pranvere pasi fshati vizitohet gjatë gjithë vitit.

Pushuesit e zgjedhin Voskopojë jo vetëm në fundjave por edhe gjatë verës ku kryesisht mosha e tretë zgjedh qe te qëndrojë me gjate.

Janë banorët e fshatit ata qe i kane përshtatur shtëpitë e tyre për të pritur pushuesit e për ti bërë ato tërheqëse ndërsa rezervimet për verën bëhen edhe me herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA