Rama flet për marrëveshjen me Ankaranë: Do i japin një dorë Gjirokastrës dhe Beratit në restaurimin e zonave historike

06/02/2021 09:39

Kryeministri Rama është ndalur sot në Gjirokastër për të zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët atje, ku u fol mbi marrëveshjet e nënshkruara me Turqinë për të ndërhyrë në zonat historike të qytetit.

Kreu i qeverisë tha se përvoja e turqve në restaurim dhe kapacitetet financiare mund të na japin një dorë në Gjirokastër dhe Berat.

“Ndërkohë që njerëzit nga këtu largoheshin, ata që vinin vinin për të vizituar të afërmit, për dasma apo për vaki dhe vizitorët e Gjirokastrës ishin vizitorë gjatë ditës. Njerëz që vinin për të fjetur ishin shumë pak se nuk kishin ku të flinin. Kjo pasuri ishte në rrënim të vazhdueshëm, ishte në rrënim të familjes dhe qytetit. Sot vetëm në perimetrin e pazarit, kemi 700 shtretër, nuk janë shtretër që i numërojmë për familjet, por në dispozicion të vizitorëve që janë duke bërë skonton me goditen që i ka dhënë pandemia, janë të pamjaftueshëm për kërkesën, ashtu si me Korçën dhe me Beratin, dhe me pika të tjera, por këto destinacione, në fundjava nuk ka vend, thënë këto ajo që thatë dhe që është para syve ka plot akoma godina që janë me vlerë të jashtëzakonshme.

Presin ndërhyrjen dhe degradojnë. Duhet të ndiqen rrugë për të shtrënguar pronarët, këto rrugë janë rrugë alternative në këtë fazë hallesh dhe problemesh që kanë njerëzit. Kemi pasur në diskutim rrugë të ndryshme për të krijuar një përgjegjësi shoqërore përmes ligjit, në raport me pasurinë e përbashkët, gjëja që e besoj është se kjo nuk duhet të na e lehtësojë barrën e përgjegjësisë për të na e lehtësuar barrën për subjektet private, se këto hotele janë ndërtuar nga subjektet private. Kemi bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar pikërisht te objektet e trashëgimisë kulturore. Ata kanë ndërhyrë te objektet e kultit. Ajo që u kam kërkuar, që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare mund të japin një dorë edhe këtu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrës dhe do të fillojmë planin e ndërhyrjes. Do të na mundësojë një ndërhyrje më të gjerë nga pikëpamja sasiore. Kam shumë besim që Gjirokastra me daljen nga pandemia do ta ndjejë fort vlerën e këtyre investimeve. Do të bëjnë që qendra historike të jetë tërësisht këmbësore”, u shpreh kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA