Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër për ceremoninë e dekoratës së ‘Nënë Terezës’.
Ai u pyet dhe për sulmet që Fatos Nano tha për të dy ditë më parë. Meta refuzoi t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve për një koment që ky i fundit bëri, ku e sulmoi duke thënë se ‘te Presidenti aktual i vendit shoh 7 mëkatet e Biblës’.
“Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë, problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetje e gjithë personelit shëndetësor për përballimin e fluksit të të infektuarve”, ka thënë Meta.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur sot dhe për apelet e ambasadorëve për lista të pastra si dhe për zgjedhjet e 25 prillit.
“Shqiptarët përveç shqetësimit të pandemisë, shqetësimi tjetër është që data e zgjedhjeve është shumë larg.
Fakti që ne kemi miratuar para disa viteve një ligj për dekriminalizimin është tregues i këtij fenomeni serioz e kritik, se kush i ka promovuar. Populli shqiptar do t’i ndëshkojë me votë, do jetë ndëshkim i rëndë me votë popullore25 prilli do të jetë një referendum i mbarë popullit shqiptar për të ardhmen e tij europiane. Ka humbur shumë vite nuk ka për të humbur më asnjë sekondë. Treni integrimit është nisur, mjerë ai që i del përpara sepse nuk ndalet më jo në 25 prillit por as pas 25 prillit. Është turp i madh të jemi pas Serbisë e Malit të Zi. Është koha për të mos humbur më asnjë sekondë”, deklaroi Meta.
Top Channel