Autori i plagosjes së 18-vjeçarit në Kurbin pasditen e sotme është kapur.

Nga plagët e marra Klaidi Gjergji është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. A.L. është autori 16-vjeçar, banues në Kurbin, i cili pas një konflikti të çastit ka plagosur me thikë të riun.

Kurbin

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes, i cili plagosi me thikë 18-vjeçarin. Rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak ,Kurbin shtetasi A.L.,16 vjeç, banues në Kurbin, pas një konflikti të çastit , ka plagosur më mjet prerës (thikë) shtetasin K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak ,Kurbin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., cili ishte larguar nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA