Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme kantierin e Lungomares në Sarandë, një prej pikave turistike në vend.
Lungomarja ka marrë një pamje krejt të re pas punimeve dhe investimeve Pritet që të jetë gati në sezonin veror për pushuesit. Një ndër vendet më tërheqëse për vendasit por edhe të huajt që zgjedhin të bëjnë pushimet në Shqipëri.
“Në kantierin mbresëlënës të Lungomares së re të Sarandës, e cila këtë sezon turistik do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar , përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km”, tha Rama.
Kryeministri gjatë shëtitjes përgjatë punime takoi edhe një qytetar, i cili kishte shfrytëzuar kohën e mirë dhe ishte futur në det me një tavolinë sërfi.
Dialogu mes tyre:
Rama: Çfarë të bëri PD ty?
Qytetari: Na degjeneroi fare.
Rama: Hahahaha(Qesh).
Qytetari: Edhe gabime të bësh ti prapë…
Rama: Me PD je prapë ti dmth.
Rama: Është partia jote ajo jo e imja.
Rama: Po bën xhiro?
Qytetari: Tani që është zbuluar.
Rama: Duhet të vinim ne që t’ju zbulonim detin se ata s’dinin as not.
Top Channel