Fushatë me vaksinën/ Partitë në Kosovë në garë me premtime për përqindjen e vaksinimit

06/02/2021 13:07

Kosova ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë procesi i vaksinimit për imunizim nga Covid 19. Por, ndërkohë, disa parti kanë dhënë premtime të mëdha duke u shtyrë me njëra- tjetrën rreth përqindjes së vaksinimit.

Në këtë garë kanë hyrë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. E para ka premtuar vaksinim të 60 për qind të popullatës kurse e dyta 70 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë shifra por pretendojnë se kategoritë e rrezikuara do të vaksinohen deri në muajin prill.

Kandidatët për kryeministër kanë premtuar investime në shëndetësi si rritje të kapaciteteve mjekësore, pajisjeve, sigurime shëndetësore, por jo ndryshim të sistemit menaxherial në të cilin janë kritikat më të mëdha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA