Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit/ Burime për TCH: Identifikohen autorët, policia nis kontrollet në fshatin Larushkë

06/02/2021 12:15

Policia ka nisur kontrollet në fshatin Larushk , në afërsi të Nikës, pasi burime për Top Channel bëjnë me dije se janë identifikuar autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije gjithashtu se dyshohet për katër persona të dyshuar si autorët e këtij ekzekutimi.

42 vjeçari Shkëlzen Kastrati, mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 10:30 minuta pikërisht në rrethrrotullimin e sheshit, në hyrje të Fierit.

Ai po vinte nga ky drejtim siç shihet në pamje me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Viktima humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Siç mund të shihet tashmë në vendngjarje ka edhe copa xhami nga përplasja e dy automjeteve. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në By-passin e Fierit, policia gjeti tw djegur mjetin tip Range Rover. Grupi hetimor, brenda këtij mjeti, gjeti edhe armën tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi.
Automjeti Range Rover, sipas të dhënave që Top Channel ka siguruar nga policia e Fierit, rezulton që të jetë i vjedhur në Greqi, çka grupit hetimor i ka shtuar dyshimet për një atentat të mirë-organizuar.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet, së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi.

Por konfliktet janë më të hershme. Ato kanë nisur që rreth vitit 2000, ku më pas janë vrarë 3 të afërm të viktimës së kësaj të hëne. Aktualisht, dyshimet kryesore janë për çështje hakmarrjeje. Burime të sigurta të Top Channel nga policia thonë se po punohet paralelisht në dy pista; në atë të një përplasjeje me një grup kriminal nga Vlora dhe pista tjetër, përplasje me një tjetër grup nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA