Dy gjyshërit e Flamingove/ Pandeliu dhe Olimbia çdo ditë kujdesen për shpendët rozë të Nartës
06/02/2021 20:45
Pandeli dhe Olimbi Biba i kanë fëmijët larg, por buzë lagunës së Nartës nuk janë vetëm. Ata jetojnë të rrethuar nga shpendët.
“E kam shok varkën dal çdo dite”, tha ai.
Shpendët nuk i takojnë vetëm në lundrimet e shkurtra me varkë për sport. Shpesh, bajzat u hyjnë në oborr. Por miqtë më të mirëpritur janë flamingot
Ndërsa ia njohin meritën moratoriumit të gjuetisë për afrimin e shpendëve mes njerëzve në breg, ata thonë se padyshim jeta e tyre jo vetëm nuk është e vetmuar por është edhe më e bukur se e bashkëmoshtarëve të tyre.
Top Channel