Prej javësh qarkullojnë informacione se ylli argjentinas Belen Rodriguez është shtatzënë.

Por vetëm sot konfirmua më në fund. Edhe pse ajo vet apo partneri ende nuk kanë komunikuar asgjë, miqtë e ngushtë të tyre kanë treguar shumë.

“Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Ajo do donte të ndalonte kohën sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”, thanë miqtë e saj.

Madje disa prej mediave italiane thonë se Belen është në pritje të një vajze. Ylli televiziv është në një lidhje me Antonino Spinalbese, që prej verës që lamë pas.

Ky është fëmija i dytë për Rodriguez, e cila ka një djalë 8 vjeç i lindur nga lidhja me ish-in e saj Stefano De Martino.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel