Tiranë/ Kishte hapur 13 profile false në rrjete sociale për përndjekjen e një vajze, arrestohet 27-vjeçari

05/02/2021 14:46

Një 27 vjeçar nga Tirana u arrestua me akuzën e përndjekjes ndaj një vajze. I riu është vënë nën përgjim nga policia pas padisë së një vajzë e cila ishte vënë në shënjestër prej tij.

Gjatë përndjekjes ai kishte hapur edhe 13 profile me të dhëna të falsifikuara në Facebook dhe Instagram dhe akuza e ngritur prej tij është pas hetimit nga Njësia e Krimeve Kibernetike është për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, 27 vjeçari ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme.

Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës iPhone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA