Shqipëria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Britaninë/ Xhaçka: Do të nxisë tregtinë midis vendeve
05/02/2021 15:58
Ministrja Olta Xhaçka ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes dy shteteve.
Xhaçka shkruan se është “një marrëveshje mbi partneritetin, tregtinë dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Anglisë. Ky hap i dytë në kornizën ligjore do të nxisë më tej tregtinë dypalëshe, do të harmonizojë marrëdhëniet ekonomike dhe do të heqë pengesat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve”.
Top Channel