Rusia dëbon diplomatët evropianë për protestat e Navalny-t

05/02/2021 16:14

Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Suedia dhe Polonia.

Ministria e jashtme tha në një deklaratë se diplomatët e BE “morën pjesë në protesta të paligjshme” të mbajtura në mbështetje të kritikut të Putinit Alexei Navalny.

Njoftimi erdhi të Premten, disa orë pasi shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i saj të merrte pjesë në ndonjë demonstratë.

Kjo histori e lajmeve të reja po përditësohet dhe më shumë detaje do të publikohen së shpejti. Ju lutemi rifreskoni faqen për versionin më të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA