Rama inspekton punime në Tepelenë, porosit Tërmet Peçin në Tepelenë: Të mos prishet asnjë shtëpi

05/02/2021 13:33

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka shkuar në Tepelenë për të parë punimet në këtë qytet. Rama ka thënë se në Tepelenë po zbulohet në ferra e plehra, kalaja mahnitëse Ali Pashës.

“🏰Tepelenë – Aty ku po zbulohet, pas fundosjes në ferra e në plehra për dekada të tëra, kalaja mahnitëse e Ali Pashë Tepelës dhe ku brendia e saj po kthehet nga një bathore abuzivizmi e varfërie, në një lagje të rilindur nga respekti për Trashëgiminë Kulturore dhe ambicia për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare😍

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim”

Ndërkohë gjatë bisedës me kreun e bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçit, Rama e ka porositur këtë të fundit që të restaurohet Kalaja dhe banesat të kthehen në banesë për t’u transformuar në resort turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA