Problemet e profesioneve të rregulluara/ Ministrja Kushi e gatshme për bashkëpunim

05/02/2021 15:16

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim me presidentët e Urdhrave të Profesioneve të Rregulluara. 

Profesionet e rregulluara kanë të bëjnë me disa profesione të rëndësishme, të cilat lidhen me mbrojtjen e interesit publik, të sigurisë publike dhe të shëndetit, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë e profesionistëve.

Kushi shprehet se ka qenë një takim i frytshëm dhe se u ka garantuar atyre gjithë gatishmërinë e saj për të pasur një bashkëpunim sa më të ngushtë me ta për adresimin e çështjeve që prekin punën e përbashkët.

Shqipëria është në një fazë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, ku një pjesë jo e vogël e ndryshimeve ligjore përfshin edhe profesionet e rregulluara. Në këtë kontekst, bashkëpunimi ynë do të jetë një mundësi më e mirë për të pasur një kuadër ligjor konform legjislacionit të BE-së dhe për të rritur gjithashtu cilësinë e profesionistëve tanë”, shprehet ministrja Kushi, ndërsa nënvizon edhe rëndësinë që kanë profesionistët më të mirë-arsimuar:

Profesionistët më të mirë-arsimuar do të sjellin pa diskutim jo vetëm përmbushje të standardeve europiane, por njëkohësisht edhe përmirësim të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve”, mbyll postimin e saj në “Facebook”, Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA