Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar Tepelenën ndërsa ka inspektuar edhe punimet se Salar ku po vazhdon puna për segmentin e fundit prej 14km, që do të lidhë me rrugë turistike qytetin poshtë me lartësinë magjepsëse të Nivicës.
Teksa inspektonin rrugës, Rama thotë me ironi për Peçin se ka shumë që thonë që s’janë bërë rrugë fshati, ndërkohë që kryebashkiaku i rikthehet duke thëë ‘’Këto ça janë?’’.
Edi Rama: Ka shumë që thonë nuk kemi bërë rrugë fshati. Lëri tani, ti bën fitore publicitare, por nuk bën shumë publicitet. Je i fitoreve. Nuk je i reklamimit të përgjithshëm
Tërmet Peçi: Për herë të parë sot bëhet kjo, lidhet e gjithë krahina dhe zona e Vlorës. Duke shkuar tani në investimin e përfunduar, 4 km shkojnë në Salari. Pastaj kemi 10 km nga Salaria.
Edi Rama: Faktikisht ti dhe tepelenasit e dinë,. të tjerët po e mësojnë mirë në 4 vitet e ardhshme që Tepelena nga një xhep fallco që të gjithë i kalonin anash po kthehet në një aset fantastik kombëtar.
Është kthyer tani në hartë turistike ku përfshihet Gjirokastra, Vlora dhe Himara. Tashmë gjithë kjo mrekulli e madhe, kthehet në një park natyror turistik ku me stacione të ndryshme ti ke mundësi të admirosh natyrën dhe historinë
Tërmet Peçi: Komandant jemi i vetmi qytet që kemi 4 kala
Edi Rama: Po ç’e pyet
“Salari, Tepelenë – Aty ku po vazhdon puna për segmentin e fundit prej 14km, që do të lidhë me rrugë turistike qytetin poshtë me lartësinë magjepsëse të Nivicës, ndërkohë që investimet tona në infrastrukturë e në mbështetje të agroturizmit, u kanë dhënë shpresë e optimizëm emigrantëve që kanë nisur të investojnë kursimet e tyre për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse
Top Channel