Qeveria britanike është duke shqyrtuar mundësinë e krijimit të një pasaporte digjitale për vaksinën e Covid-it, përpara fillimit të sezonit të pushimeve te verës.
Për këtë qëllim janë ngritur edhe grupe kërkimore për të parë mundësinë e udhëtimeve ndërkombëtare pas vaksinimeve në mbarë botën.
Nuk është një ide origjinale britanike, por dukshëm është një opsion që bota, po e mendon si një nga rrugëdaljet e sigurta për udhëtimet ndërkombëtare në të ardhmen, idenë e pasjes së një pasaporte digjitale për të mundësuar udhëtimin e atyre që e kanë bërë ndërkohë vaksinën e Covid-it.
Zyrtarë të qeverisë britanike janë duke shqyrtuar mundësinë e krijimit të një pasaporte digjitale për vaksinën e covid-it, përpara fillimit te sezonit te pushimeve te verës. Për këtë qëllim janë ngritur edhe grupe kërkimore për të parë mundësinë e udhëtimeve ndërkombëtare.
Zëvendës ministri i jashtëm britanik iu shmang konfirmimit të këtij lajmi, por është “The Times” e Londrës që shkruan se një sistem certifikimi është duke u planifikuar nga tre departamente qeveritare për të lejuar udhëtarët të shkojnë jashtë shtetit në ato vende që mund të kërkojnë provën e vaksinës.
Te njëjtën gjë po bën edhe Greqia, Suedia dhe Danimarka. Është ish-kryeministri britanik Toni Bler qe po e nxit këtë ide duke thënë se Britania duhet të shfrytëzojë faktin që do të kryesojë samitin e G7-ës në verë që do të zhvillohet në Angli si dhe te nxisë vendet e tjera ta bëjnë një gjë të tillë.
Top Channel