Korçë/ Të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, arrestohen 7 persona. Mes tyre edhe organizatori

05/02/2021 14:40
Ilustrim

Policia e Korçës, ka vënë në pranga 7 shtetas, të dyshuar pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe drogërarve të forta.

Ky operacion është në vijim të operacioneve të mëparshme, Lapidari dhe Pusteci. Pas disa muajsh hetime, operacioni Piramida, vuri në pranga, drejtuesin e grupit, transportuesit dhe poseduesin e lëndëve narkotike.

Më herët, në këto operacione janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë.

Në operacionin Pusteci, policia arrestoi shtetasit, Redin Naçi dhe Ismail Matja, të cilëve ju gjetën rreth 22 kg kanabis. Kjo sasi droge, kishte për transportues dy shtetas të tjerë tashmë në pranga, Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi.

Ky grup kriminal kishte për organizator, Mario Tanellarin, ndërsa posedues të lëndës narkotike ishin Xheljan Ajdini dhe Elvi Tahiri.

Në operacionin Lapidari, pas hetimeve të kryera u arrestuan në flagrancë, Artur Bezo dhe Aleks Qiqi. Të dy këtyre dy personave, iu sekuestruan rreth 2 kg hashash. Hetimet po ashtu zbuluan se kjo sasi lënde narkotike ishte blerë për një tjetër shtetas, Mario Tanellari.

Ndërkaq, një vit më parë në kolonjë, u arrestua Sergi Xhaferi, të cilit iu gjetën 6 kilogramë kokainë, ku të përfshirë kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë. Në lokalin e njërit prej tyre, në Ersekë, policia gjeti edhe një sasi narkotike kanabis.

Në total, në të tre këto operacione që policia ka zhvilluar, janë arrestuar 12 persona të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin, duke krijuar edhe një grup të strukturuar kriminal në fushën e drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA