Kandidati/ Ajlin përlotet gjatë intervistës në zyrë. Më dukej sikur po i hiqja bukën personit…

05/02/2021 03:19

Këtë të enjte startoi emisioni më i ri në Top Channel, Kandidati. Një program që sjell për publikun një profil gjithë përfshirës të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2021.

Në këtë puntatë të parë të emisionit mori pjesë Ajlin Alfredaj, 29-vjeçarja nëna e 7 fëmijëve. Ajo kandidon për deputete në Tropojë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Eno Popi .

Më trego një rast kur ti në këtë marrëdhënie punë profesionale juridike je gjendur në një moment të vështirë?

Nuk e di sesi funksionojnë fiks politikat për ndihmën ekonomike dhe çdo vit bëhen letra nëse ke pronë apo s’ke pronë dhe në qoftë se ke më shumë se 300 metra tokë, automatikisht të hiqet e drejta e ndihmës ekonomike. Në punë më vjen një me probleme fizike edhe ka qajt që unë nuk ja bëjsha dot atë letër dhe mu më është prish komplet dita.

Por si ke dhënë dot një zgjidhje?

Nuk i kam dhënë dot një zgjidhje. Sinqerisht ka qenë dramë. E tmerrshme. Më dukej sikur po i hiqja tjetrit bukën…

Emisioni i plotë:

Top Channel