Kandidati/ Ajlin Alfredaj nëna e 7 fëmijëve që synon të jetë deputete në Tropojë

05/02/2021 03:03

Këtë të enjte startoi emisioni më i ri në Top Channel, Kandidati. Një program që sjell për publikun një profil gjithë përfshirës të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2021.

Në këtë puntatë të parë të emisionit mori pjesë Ajlin Alfredaj, 29-vjeçarja nëna e 7 fëmijëve. Ajo kandidon për deputete në Tropojë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Eno Popi.

Si është për ty të kandidosh me një forcë politike të majtë kur Tropoja ka qenë bastion i së djathtës?

Në fakt kjo nuk është e vështirë për mu. Unë edhe babit tim i them: shiko ti ke qenë 30-vjet demokrat . Ka votu për Partinë Demokratike 30-vjet. Çfarë fitove ti që mbështete PD? Je 30 vjet mrapa në kohë. Para 30 vitesh ka pas në fshatin tim kopësht, çerdhe, magazinë, spital të gjitha. Sot nuk ke çerdhe, nuk ke kopësht, nuk ke Qendër Shëndetësore, nuk ke pikë shumice. Sot është i braktisur.

Cila është pika jote e fortë me qytetarët? Çfarë presin qytetarët prej teje?

Pika ime më e fortë është këmbëngulja, vendosmëria për me i çu gjërat deri në fund. Unë nëse e them një gjë e bëj, nuk dorëzohna. Kjo vjen edhe nga historia ime personale.

Dhe motoja jote?

Motoja ime është: Nëse nuk fiton sigurohu që të mos humbasësh.

Emisioni i plotë:

Top Channel