Një qytetar në Gjakovë përfundoi i shtruar në spital me tre brinjë të thyera për shkak të dhunë s së ushtruar ndaj tij nga disa efektivë policie.
Arsyeja e rrahjes ishte fakti se burri nuk iu bind urdhrit të patrullës për të ndaluar pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit, duke kaluar me semafor të
kuq. Policia njoftoi se në spital ka shkuar dhe një nga punonjësit e saj që gjithashtu kishte marrë lëndime gjatë arrestimit. Ajo u përpoq ta minimizonte seriozitetin e situatës së qytetarit duke thënë se ai ka pasur vetëm “disa gërvishtje në fytyrë” dhe se efektivë kishin qenë të detyruar të ndërhynin duke përdorur sipas saj, një “dhunë të butë”. Ky nuk është megjithatë dhe qëndrimi i Inspektoratit Policor të Kosovës, I cili konfirmoi se ka nisur një hetim mbi rastin.
Mediat vendase insistojnë se 60-vjeçarit shqiptar që jeton dhe punon në Holandë , I janë thyer të paktën tre brinjë nga goditjet e forta që ka marrë.
Top Channel