Basketbollisti Arbën Fagu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme.
Legjenda e koshit, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ishte një nga ikonat e basketbollit shqiptar. Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi me Partizanin.
Presidenti i federatës së basketbollit, Avni Ponari tregom ndan kujtimet me Arbenin në “Shqipëria live”. “Arbeni do të mbahet mend si një person që i ka dhënë shumë basketbollit shqiptar. Do të mbahet mend korrektësia dhe personaliteti i tij në fushë. Ajo që e bën të veçantë është se do të mbahet mend si legjendë, si drejtues shumë i aftë. Humbje e madhe për basketbollin. Uroj që basketbolli të ecë në hapat e tij”.
Pedagogu Përparim Kabo flet për kontributin që dha dhënë familja Fagu, veçanërisht dy vëllezir, basketbollisti i njohur Agim Fagu dhe vëllai i tij, Arben Fagu. “E kam njohur si sportist i talentuar, i përkushtuar. Familja Fagu ka dhënë kontribute të mëdha. Të bënte përshtypje përkushtimi, serioziteti, njeri shembull. Kishte maturinë e një të moshuari dhe sinqeritetin e një fëmije. Gjithmonë i çonte gjërat deri në fund”, thotë Kabo.
Arben Fagu pinjoll i familjes së madhe Fagu, i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e Klubit Partizani, vëllai i legjendës së koshit Agim Fagu.
Miqtë tregojnë për përpjekjet e basketbollistit për të reformuar grupin e Partizanit dhe për të trajnuar të rinjtë. Sipas tyre, ëndrra e Arbenin për ta çuar skuadrën në nivele më të larta mbeti në mes. Ata thonë se largimi nga stadiumi, për shkak të pandemisë dhe ndalimit të ndeshjeve ndikoi keq për ikonën e basketbollit.
Top Channel