Korporata amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), njoftoi se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka arritur me Kosovën.
Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, “i mundëson DFC-së që të vendos gamën e plotë të produkteve financiare në Kosovë”, thanë drejtues të saj përmes një postimi në Tëitter.
Në 31 dhjetor, 2020, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.
Kjo marrëveshje do t’i hapë rrugën Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, ku përfshihet financim i borxhit, investime, sigurim i riskut politik dhe grante në ndihmën teknike. Zëvendësshefi i DFC-së, njëherazi drejtori menaxhues për Ballkanin Perëndimor, John Jovanovic deklaroi në dhjetor se DFC-ja sheh “potencial të madh për të ndihmuar në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune dhe mbështesin zhvillimin për popullin e Kosovës”.
Top Channel