Në liqenet e ngrira dhe fushat e mbuluara nga bora në Kanada, formacione të mahnitshme gjeografike janë shfaqur papritur.
Bëhet fjalë për veprat e një drejtori shkolle në pension, që me gjurmët e këpucëve po kërkon të mundë ngërçet e pandemisë me art.
Kim Asmussen filloi vitin e shkuar dhe ka bërë deri më tani 20 vepra të tilla dhe përreth qytetit Schreiber në Ontario, 1200 km në veri perëndim të Torontos, në brigjet e liqenit superior, që ai e fotografon duke përdorur dronë ose postimet online. Vepra më e madhe e tij, është rreth 400 metra e gjatë.
“Fillova me një formë, një hekzagon, një katror apo një trekëndësh dhe më pas vijova me linja të ndërmjetme apo rrathë ndërveprues”, tregon vetë ai. 62 vjeçari kalon shumë kohë duke hedhur në letër skicat, para se të kalojë në punën në terren. Sepse, thotë ai, “Pasi ke bërë një gjurmë në borë, nuk mund ta fshish më atë. Nuk është si kur vizaton në një fletë letre.”
Top Channel