Ulet numri i të vdekurve nga COVID në Maqedoninë e Veriut, 373 raste të reja gjatë 24 orëve
04/02/2021 21:53
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 373 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 93.882.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 7 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.900.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 83.424, përfshirë 638 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.558.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.107 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 463.957.
Top Channel