Jorida Tabaku shpjegon në “Top Talk” si do të gjenerohen të ardhurat për të arritur premtimet elektorale të Partisë Demokratike.

Sipas Tabakut të gjitha premtimet sociale të së djathtës, për rritje pagash dhe çdo element tjetër të programit ekonomik i kushtojnë rreth 450 milionë euro maksimumi në vit.

Por si do të sigurohen të ardhurat që do të mbulojnë shpenzimet. “Çdo vit i vidhen buxhetit të shtetit 300 milionë euro për tendera dhe koncensione. Do të mirëmenaxhohen këto para. Si rrjedhojë do të kemi një të ardhur shtesë në sistem rreth 200 milionë euro.

Taksat kanë një efekt pozitiv prej 250 milion euro dhe kursimet nga tenderimet që mbulojnë të gjitha nevojat për çdo premtim elektoral që ne kemi dhënë”, thotë Tabaku.

Por, nëse ulen taksat si do të shtohet të ardhurat? “Disa taksa do të ulen por nga ana tjetër efekti më i madh në buxhetin e shtetit është formalizimi. Sot taksa progresive ka çuar 50% të ekonomisë informale. Ka bërë që të gënjehet sistemi dhe të fshihet paga. Do të krijojmë mundësinë që bizneset mos ta gënjejnë sistemin me taksën e sheshtë. Kjo do të sjellë para shtesë”, argumenton Tabaku.

Sipas saj, fokusi i opozitës, nëse vjen në pushtet do të jetë biznesi i vogël. “Për ne, biznesi i vogël do të jetë motorr zhvillimi sepse është palca dhe shtylla e ekonomisë, ka një sistem dhe një taksë të thjeshtë për t’u zbatuar.

Sot bizneset paguajnë 38% të xhiros së tyre në taksa, duke e bërë të pamundur që të zgjerojë prodhimin.  Nuk do të bëjmë si Rama që rrit sipas dëshirës një vit taksën për biznesin e ulët dhe një vit taksën për biznesin e madh.  Sot biznesi i vogël paguan tarifa lokale 10 herë më të larta se çdo vend tjetër i rajonit. Sot biznesi i vogël është përfshirë në sistemin e fiskalizimit dhe që kushton 1000 deri në 2000 euro për çdo biznes në vit. Janë më të larta se më parë. Ne propozojmë që për të gjitha bizneset e vogla të vendosim një taksë 0.5% të xhiros, pa fiskalizim.

Pas zgjedhjeve të 2017-ës e futën biznesin e vogël në TVSH. E panë që dështuan dhe më pas u përpoqën që të kopjonin keq programin e PD-së. Nuk i ka ardhur akoma fatura. Kësti i parë i pagesave bashkiake vjen pas tre mujorit të parë. Ka tarifën e infrastrukturës në arsim Tirana të rritur, taksën e pronës, taksën e hapësirës publike shumë herë më të larta. Biznesi i vogël është duke përjetuar situatën më të vështirë sot”.

Sipas saj, platforma ekonomike e PD-së krijon mundësi që ekonomia të rritet mbi 5.5%, duke bërë që punësimi të rritet me 110 mijë vende të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA