Pandemia e Covid19 që ka ndryshuar mënyrën e mësimdhënies duke i afruar nxënësit më tepër me mjetet digjitale për shkak të mësimit online, ka bërë që të mos zbatohen disa rregulla në shkolla, ku edhe pse është I ndaluar përdorimi  I telefonave I gjen nxënësit që i përdorin ato gjatë orës së mësimit.

Gjatë një vëzhgimi të kryer nga Top Channel në disa institucione arsimore parauniversitare vihet re se të rinjtë me telefona në duar jo vetëm zhyten në botën virtual dhe nuk e kanë vëmendjen në mësim, si në gjimnazin Partizani teksa po zhvillohej lënda e gjuhës shqipe në mjedis të hapur apo në shkollën e mesme Ismail Qemali gjatë orës së fizkulturës kur vajzat e shpenzojnë kohën duke bërë foto.

Por  nuk janë vetëm nxënësit që shkelin urdhrin e Ministrisë së Arsimit që ka hyrë në fuqi në vitin 2018, por edhe vetë mësuesit. Ndonëse drejtoria e shkollës duhet të marr masa disiplinore dhe të sekuestrojë telefonat celularë ndaj personave që I disponojnë në mjediset e shkollës.

“Kjo është papërgjegjshmëri, mënyra e menaxhimit të brendshëm të shkollës edhe si një mënyrë anashkalimi për shkak të situatës së covidit që duket sikur e justifikon prezencën e telefonit për shumë arsye”, tha Valbona Nethanaili.

Top Channel