Në Mitrovicë, vetëm për fushatë/ Liderët politikë shqiptarë hyjnë në veri me masa të shtuara sigurie

04/02/2021 15:25

Veriu i vendit është shndërruar sërish në një mundësi për fitimin e poenëve politik.

Tash e disa ditë partitë politike kanë filluar fushatën në këtë pjesë, duke bërë premtime për një të ardhme më të mirë.

Por, qytetarët shqiptarë të lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut shprehen pesimist duke thënë se këto vizita bëhen vetëm në kohë fushate.

Të njëjtin qëndrim ndanë edhe organizata joqeveritare Community Building Mitrovica, të cilët thonë se banorët shqiptarë dhe serbë të veriut kanë nevojë për integrim.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit, vizituan të parët Mitrovicën e Veriut nën masa sigurie, të cilët u përballen me brohoritje nga të rinjtë serb, të cilët kundërshtuan vizitën e tyre.

Pas Kurtit e Osmanit, në këtë pjesë doli anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj duke thënë se në këtë pjesë të vendit nuk ka nevojë për eskortë dhe nuk ka vend për frikë.

Ndërsa kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubimin e parë elektoral gjatë së mërkurën, nga u ka premtuar shqiptarëve se do t’ua ndërtoj shtëpitë që të kthehen në veri.

Ndërsa ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi nga radhët e Nismës, vizitoi veriun duke premtuar luftim të informalitetit dhe krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA