Një ngjarje e trishto ka ndodhur në Londër, ku nëna 18-vjeçare ndërron jetë disa ditë pasi lind foshnjën.
Sipas The Mirror, Danielle Jones vdiq pasi u rrëzua në shtëpinë e prindërve të saj Bristol më 17 janar. Djali i saj, Danny lindi me operacion cezarian dhe u trajtua pasi lindi me probleme.
Vogëlushi po mbahej me aparatura në jetë për shkak të problemeve me shëndetin. Natën e kaluar babai i dëshpëruar Ozzy Godfrey shkroi një mesazh për djalin e tij të vogël.
“Pusho në paqe Danny Godfrey më bëre një baba kaq krenar dhe të lumtur. Më ke mbajtur kaq të fortë për 13 ditë. Unë jam shumë krenar që mund të të quaj biri im. Ti më ke dhënë gjithë forcën në një kohë kaq të vështirë. Je Godfrey i fortë. Ne krijuam kaq shumë kujtime në një kohë kaq të vogël. Por ti je me mamin tënd tani. Sigurohu që të kujdesesh për të. Të do shumë. Do të më mungosh shumë Danny“, tha babai i tij.
Një mbledhje fondesh e krijuar nga miqtë e Danielle për të paguar për varrimin e saj konfirmoi vdekjen e Danny.
“Foshnja Danny tani është bashkuar me mamanë e tij në parajsë, tani është një varrim i dyfishtë,” shkroi organizatorja Emily Morley.
Të Premten, “Divizioni i Familjes të Gjykatës së Lartë” doli në përfundim se zonjusha Jones nuk i kishte thënë askujt se ishte shtatzënë. Specialistët thanë se Danny kishte pësuar dëmtime të pakthyeshme të trurit gjatë lindjes dhe s’mund të mbahej më në jetë.
Gjykatësi që u mor me çështjen tha se spitali ku Danny po kujdesej nuk mund të publikohej dhe se mjekët që e trajtonin atë nuk mund të identifikoheshin. Ai gjithashtu tha se asnjë fotografi e Dannyt nuk mund të botohej.
Top Channel