Jorida Tabaku tregon për Top Talk se digjitalizimi është një plan më vete brenda programit elektoral të Partisë Demokratike.
Në ditët në vijim janë edhe tetë sektorë të tjerë që do të prezantohen, thotë Tabaku dhe digjitalizimi është një nga fushat.
Por, ajo mendon ndryshe për procesin e digjitalizimit që është bërë gjatë qeverisë Rama.
“Sot qytetarët nga e-albania nuk po marrin asnjë shërbim. Sot , të gjithë pensionistët shkojnë atje. Unë jap eksperiencën time, për një vërtetim në çerdhe unë kam shkuar në gjendjen civile, sepse nuk e kam marrë dot në system.
Ndoshta sistemi na paragjykon në të majtë dhe të djathtë, por njerëzit e kanë provuar vetë këtë.
Ne do të bëjmë të mundur që çdo ‘databaze’ shtetërore do të jetë publike. Nga regjistri i pronave duke vazhduar te bizneset. Digjitalizimi ka një projekt të veçantë“.
Top Channel