“Nuk jemi të lumtur” – kjo është përmbledhja e reagimeve të zyrtarëve serbë, pasi Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt, thotë Radio Europa e Lirë.

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Sellakoviq deklaroi më herët se ky hap do të “ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael”. “Izraeli tregoi se interesin më të rëndësishëm ka lidhjen me Amerikën dhe ajo më e rëndësishme për ta sesa Serbia. Është e drejta e tyre legjitime. Për ne ndërkohë më rëndësi është që nuk morëm pjesë në atë proces sepse presidenti Vucic nuk pranoi në Uashington të nënshkruante ftesën për Izraelin për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas”, i tha Selakovic Radio Televizionit të Serbisë, duke theksuar se nuk ishte i kënaqur me marrëdhënien e sapokrijuar mes dy vendeve.

Vetë Aleksandar Vucic reagoi në mënyrë të ngjashme në 1 shkurt, duke thënë se ky vendim nuk do të ketë efekt pozitiv në marrëdhëniet mes shtetit të tij dhe Izraelit.Ivo Viskovic, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, beson se kjo lëvizje nga Tel Aviv zyrtar, do të ketë pasoja. Ai flet për ftohje të relative e thotë se ndoshta, nuk do të ketë vizita në nivelin më të lartë, por vetëm takime pune. Viskovic e thekson nga ana tjetër se zyrtarët serbë nuk mund të thonë zyrtarisht se vendimi i Izraelit ishte i papritur, pasi njohja e ndërsjellë e Izraelit dhe Kosovës ishte në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit të arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA