Besart Kunushevci, themeluesi i Crossplag ka krijuar aplikacionin e këtij lloji në Ballkan që do të shërbejë si mjet për identifikimin e plagjiaturës.

Në një lidhje me skype për emisionin “Wake Up”, Kunushevci u shpjegoi me detaje si funksionon aplikacioni për të zbuluar nëse në punime ka kopje.

“Crossplag ndihmon çdo pedagog që ta kontrollojë një punim të caktuar për ngjashmëri apo plagjiaturë. Në mënyrë që ngarkohet dokumenti brenda sistemit, i gjithë dokumenti kontrollohet me literaturë në gjuhën shqipe, por edhe i ka mundësinë të zgjedhë gjuhën e huaj. Pra projekti që është në gjuhën shqipe përkthehet automatikisht në gjuhë të huaj.

Është i komplikuar si proces pasi çdo fjali duhet të kontrollohet me mbi 80 milionë shkrime në gjuhën shqipe dhe mbi 20 miliardë shkrime në gjuhë të huaja. I gjithë ky proces duhet të mbarojë për 100 sekonda për 1000 fjalë. Një punim diplome mund të zgjasë 1 orë-1 orë e gjysmë, por e ka një vlerësim shumë të saktë”, tha Kunushevci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA