Një 15 vjecare ka ndërruar jetë nga Covid 19 në spitalin e përgjithshëm të Thivas në Greqi.

Autoritetet shëndetësore greke thonë se adoleshentja kishte probleme shëndetësore shoqëruese. 15 vjecarja ishte shtruar mëngjesin e sotëm dhe vetëm pas testimeve, u pa se ishte e prekur nga Covid 19. Mësohet se e ëma e vajzës është e intubuar në spitalin Evangelismos të kryeqytetit grek, e infektuar edhe ajo nga Sars Cov 2.

Sakaq, një 9 vjeçar nga Patra është shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik të Spitalit Universitar dhe gjendja e tij po monitorohet me kujdes. Mjekët grekë po luftojnë që vogëlushi 9 vjecar i prekur nga koronavirusi të mos shkojë në intubim.

24 orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për ecurinë e shëndetit të tij. edhe pse në fillim kur u paraqit në Klinikën pediatrike gjendja e tij nuk ishte e rëndë, situata e fëmijës u përkeqësua shumë shpejt dhe nga verifikimet, rezultoi se sëmundja i kishte prekur mushkëritë. Nëna e tij, infermiere në spitalin e Agios Andreas, ishte diagnostikuar me koronavirus përpara më shumë se një jave.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel