Modelja tërheqëse shkaktoi zemërim në Dubai për shkak të fotove

03/02/2021 17:56

Modelja braziliane Launa Sandien është kritikuar për pozën e saj topless në mes të shkretëtirës në Dubai gjatë fundjavës.

27-vjeçarja ka pozuar gjysmë e zhveshur në dunat e rërës dhe postoi një seri fotografish në Instagramin e saj, e veshur vetëm me pantallona të bardha të hapura dhe një shall.

Fotot kanë hasur në kritika të shumta dhe serioze në Dubai, madje edhe nga fansat e saj që mendojnë se ajo e ekzagjeroi këtë herë.

Por ajo pretendon se nuk kishte ndërmend të turpërojë askënd dhe se ajo mbuloi gjinjtë e saj me duar për të shmangur fyerjen e banorëve të Dubait, sipas Daily Star.

Launa gjithashtu shtoi se fotot e shkretëtirës me topless janë më të mira që ajo ka realizuar ndonjëherë.

“Ishte një nga fotografitë më të mira që kam bërë ndonjëherë, por nuk doja të shqetësoja askënd. Isha e kujdesshme për të mbuluar gjoksin me duar, duke ditur që është e ndaluar të jesh lakuriq në këtë vend, dhe megjithatë ata më kërcënuan”, tha ajo.

Për shkak të natyrës konservatore të Dubait, lakuriqësia nuk lejohet dhe banja diellore topless, për shembull, konsiderohet e pahijshme në publik dhe mund të çojë në arrestime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA