Keqtrajtoi dikë gjatë detyrës, arrestohet polici në Kosovë

03/02/2021 16:30
Foto ilustruese

Një polic është arrestuar pasi dyshohet se ka tejkaluar autorizimin  policor duke përdorur forcë ndaj dikujt.

Prokuroria ka caktuar masën e arrestit për 48 orë ndaj punonjësit të Policisë së Kosovës.

Më parë, më 28 janar një tjetër punonjës policie është arrestuar për të njëjtën arsye.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Njoftimi i policisë: 

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar  sot një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. I njëjti ishte suspenduar ditë më herët me rekomandim të IPK-së.

Hetimi kishte filluar nga IPK kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (video-incizim)  në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.

Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi që IPK-ja kishte arrestuar edhe një zyrtar policor të dyshuar më 28.01.2021.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA