Fushatë elektorale apo covidi? Në Kosovë nis sot zyrtarisht, por tubimet deri tani kanë qenë pa masa

03/02/2021 12:27

Ka nisur fushata elektorale në Kosovë në mënyrën më të keqe të mundshme. Se kush do fitojë zgjedhjet kjo mbetet për t’u parë më 14 shkurt, por e sigurt është se pas fushatës elektorale do ketë rritje të infektimeve nga covid.

Po cila është arsyeja? Pamjet e takimeve elektorale të forcave kryesore politike në Kosovë tregojnë se nuk po respektohet asnjë masë anti covid. Po shkelet ligji duke grumbulluar qindra vetë në ambiente të mbyllura, pa distancim dhe pa maska.

Këto janë pamjet e takimit të kandidatit për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në Prizren.

Vete Hoxhaj e ka premtim elektoral mposhtjen e covid.

Ndërsa ky është një marshim i Lëvizjes Vetëvendosja. Kjo lëvizje synon fitoren dhe një nga premtimet e Albin Kurtit është lufta ndaj covid.

Ndërsa këto janë pamjet e takimeve të LDK. Në mënyrë të përsëritur kjo forcë politike ka shkelur rregullat anticovid dhe është gjobitur disa herë për këtë arsye. Këto janë fletët e gjobave. Penalizime me gjoba janë dhënë edhe për Vetëvendosjen, LDK, PDK, Nisma. Edhe partia e drejtuar nga Haradinaj nuk ka respektuar rregullat anticovid. Nëse fushata në Kosovë do vijojë këto dy javë në këtë mënyrë, fituesi në fund do jetë covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA