​Vetëvendosje në Prishtinë hap fushatën, Vitia: Fitorja jonë është e sigurt

03/02/2021 11:58

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë nisi sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari i saj Arben Vitia doli në sheshin “Skënderbeu” për të treguar sic tha, se fitorja e 14 shkurtit për Lëvizjen Vetëvendosje është e sigurte.

“Sot edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Jemi këtu një pjesë e kandidatëve për deputetë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosës me numër 127 dhe në kushtet të cilat gjendemi, në kushte te pandemisë, në një situatë të jashtëzakonshme kemi filluar kështu hapjen e fushatës për shkak se nuk mundemi të mbajmë një fushatë me tubime siç kemi bërë më herët. Bashkë me kandidatët jemi këtu për të siguruar që fitorja e 14 shkurtit për Lëvizjen Vetëvendosje është e sigurt dhe deri më 14 shkurt në mënyrë të dinjitetshme dhe secili prej kandidatëve tonë në çdo lagje, në çdo cep të Republikës do të shkojnë të takojnë qytetarët siç i kemi takuar edhe jashtë fushatës në mënyrë që kjo fitore të jetë më substanciale dhe më bindëse”.

Ndryshe nga herët tjera, në hapjen e fushatës në Prishtinë ka pasur një numër të vogël kandidatësh për deputetë të këtij subjekti për shkak të pandemisë COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA