Qytetarët e shumtë janë mbledhur në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë për të mbështetur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes , Vjosa Osmani.

Në këtë qytet tashmë subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit .

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti i shoqëruar nga numri dy i listës së LVV-së, Vjosa Osmani janë duke ecur qytetit ku po takojnë qytetarë të shumtë që janë duke i percjellur.

Kurti dhe Osmani të shoqëruar nga shumë qytetar janë duke ecur çarshisë së Pejës. Të shumta janë thirrje “Vetëvendosje” dhe “127”.

Kurti e Osmani janë duke u shoqëruar edhe nga kandidatët deputet si Fatmirë Kolçaku, Rozeta Hajdari, Faton Peci.

Ndërsa në paraditen e së mërkurës, dega e Vetëvendosjes në Prishtinë ka hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore. Nga aty foli kryetari i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia i cili u shpreh i sigurt për fitoren e VV-së në këto zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA