Të ka rrahur ndonjëherë Sabri Fejzullahu? Ermali përgjigjet para fansave (FOTO)

02/02/2021 15:04

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu ka vendosur të bëjë bashkëbisedim me ndjekësit e tij duke u kthyer përgjigje në lidhje me pyetjet që kishin për jetën apo karrierën.

Njëri prej ndjekësve e pyeti nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga muzika dhe ai u shpreh “nuk e ka menduar asnjëherë që të heqë dorë nga muzika për një profesion tjetër”.

Më pas zbuloi se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me reperin e famshëm Ghetto Geasy.

Gjithashtu ndjekësit e tij të shumtë ishin kuriozë të dinin se kush është sipas Ermal, femra më e bukur shqiptare, ai përmendi emrin nënës së tij: ‘Nera Fejzullahu!’. Këngëtari pranoi se i ati, Sabri Fejzullahu, nuk e ka rrahur asnjëherë ndërsa e ëma çdo ditë.

“Babi jo, asnjëherë, po bashkëshortja e tij, mami im çdo ditë,”– shkroi ai, teksa shoqëroi përgjigjen me emoji duke qeshur me lot.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta