Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer kundër Koronavirusit.
Injektimin Rama e ka marrë nga dozat e mbërritura mbrëmjen e djeshme në Shqipëri nga kompania Pfizer.
Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë mbërritur 1170 doza vaksinë të Pfizer, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.
Edi Rama, u vaksinua së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.
Me rastin e mbërritjes së vaksinave nga Pfizer, Rama deklaroi dje nga Rinasit, se shpresat nuk janë vetëm tek kontrata e lidhur me Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina por edhe tek kompanitë e tjera, ku më afër një marrëveshje është me kompaninë.
“Mesa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është se kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë dhe jo të gjithë panoramën dhe planin, patjetër që duken shumë pak. Por në fakt të mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë ka hyrë në zbatimin e kontratës. Situata e përgjithshme me vaksinat dhe furnizimi në krejt Europën është kaotike. Keni parë që vende të mëdha dhe BE ka filluar kërcënimet për rrugë gjyqësore të kompanive. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrave të prodhimit. Po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrin vaksinat e tjera.
“Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10.000 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30.000 dozat e tjera”, theksoi Rama.
“Mos ju referoni një grushti letrash të nxjerra ilegalisht nga një draft kontrate. Kontratat kanë fleksibilitet. Pfizer e ka blinduar veten për të mos pasur rekursione panë rast vonesash. Por ka garantuar furnizimin. Nuk kemi lënë vetëm tek Pfizer apo Covax. E kemi parapaguar Covax por jemi edhe në negociata me kompanitë e tjera.” tha Rama.
Top Channel