Gazetari i Top Channel në Angli, Arben Manaj ka kritikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” politikën shqiptare për mungesën e krijimit të mundësisë së votimit.
Ai shprehet se politika i do emigrantët vetëm gjatë 3 muajve të verës ose kur vijnë në vendlindje me bileta të shtrenjta.
“Në Shqipëri politika nuk na do kur jemi jashtë shtetit, na duan vetëm në 3 muajt e verës ose kur vijmë me bileta të shtrenjta”, tha Manaj.
Kurse deputeti i PS-së, Alket Hyseni tha se vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme dhe se duhet tu krijohet mundësia që të votojnë nga atje ku janë.
“Patjetër duhet tu hapim mundësinë që të votojnë nga atje ku janë. Mendoj që së paku një pjesë e tyre do të votojë, mund të jetë e pamundur për tërësinë e tyre. Emigrantët që s’do të mund të votojnë ata janë të lirë që të vijnë. Premtimi është mbajtur, KQZ do të shfrytëzojë gjithë resurset që të bëhet fizikisht sa më e mundur”, tha Hyseni.
Top Channel