Vlorë/ 50-vjeçarja vetëhidhet nga spitali psikiatrik, si është gjendja e saj shëndetësore

01/02/2021 11:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku mëngjesin e sotëm dyshohet se është hedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik një 50-vjeçare.

Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ndërkohë, policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale. Një 32-vjeçar, banues në Korçë u arrestua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” pasi u kap duke udhëtuar me mjet të vjedhur. Ndërsa një 35-vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë të përsëritur fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sa i përket 31-vjeçarit nga Vlora, është vendosur që të procedohet në gjendje të lirë pasi kanosi për shkak të detyrës një punonjës të policisë së burgjeve.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin  E. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë ka rezultuar se mjeti tip “Renault” me të cilin udhëtonte ky shtetas figuronte i vjedhur më datë 08.12.2020 në Francë.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Himarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë së burgjeve. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA