Vaksina në Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Vjen brenda këtij muaji

01/02/2021 12:02

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se vaksinat kundër koronavirusit do të mbërrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji.

Sipas tij, procesi i përgatitjes për këtë qëllim ka përfunduar, cka nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.“Tani jemi në pritje të mbërritjes së dozave. Brenda shkurtit, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensive në qendrat e mjekësisë familjare”, sqaroi Zemaj, pa përmendur ndonjë datë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ai ka paralajmëruar edhe nisjen e fushatave të ndërgjegjësimit për shkak se ekziston tendenca, sic tha, që procesi I imunizimit të përballet me teori konspiracionit në vend, ashtu sic ka ndodhur edhe ne pjesë të tjera të botës. Zemaj e theksoi sesi problemet me sigurimin e vaksinës janë tashmë të dukshme në mbarë Evropën, por shpresat janë që kompanitë me të cilat ka negociuar Kosova, do ta mbajnë premtimin e tyre.

Ministria në detyrë e Shëndetësisë pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit. Megjithatë, kompania amerikane, Pfizer nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Qeverinë në detyrë të Kosovës.Zyrtarët e saj kanë thënë vetëm se janë në diskutime për këtë çështje dhe se negociatat janë konfidenciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA