Reshjet e dendura të shiut/ Shtohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, rruga Muriqan-Goricë dhe ajo e Obotit, të pakalueshme

01/02/2021 10:07

SHKODËR- Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës në Shkodër, është rënduar situata me përmbytjet dhe prezencën e shtuar të ujit në lumenj.

Raportohet se rruga Muriqan – Goricë, është e bllokuar ndërsa rruga e Obotit nuk kalohet as me makinat e ushtrisë.

Mësohet se një nga zonat më problematike me përmbytjet është edhe Dajçi, ku është rritur ndjeshëm sipërfaqja e tokës nën ujë.

Nën ujë janë 3000  ha tokë e përmbytur kryesisht fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj dhe Pentar, ku në disa vende niveli i ujit arrin deri në 2 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA