Nga mbledhja e përjavshme e shtabit elektoral, përballë Edi Ramës, drejtuesit politik të PS në 12 qarqe raportuan progresin e patronazhimit dhe kontaktimit të elektoratit në të gjithë Shqipërinë.
Edi Rama i dha fund misterit se në cilat qytete ai personalisht do të futet në fushëbetejën elektorale të 25 Prillit.
Rama: Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh.
Presionit në rritje të ndërkombëtarëve, kthyer në një digë bllokuese hyrjes në parlament të personave me rekorde kriminale, Kryesocialisti Edi Rama përsëriti qëndrimet të mëparshme.
Rama: Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetë deklarim është përgjegjësi individuale. Partitë nuk janë Drejtori Policie. Partitë verifikojnë në bazë të ligjit. Në bazë të ligjit, ne kemi bërë gjithmonë verifikimet. Nuk kemi asnjë mundësi të ngremë salla kulturash nëpër selitë e partive për të nxjerrë deri në fund nëse dikush fsheh diçka, që nuk figuron në letrat që janë në dispozicion.
Lista e kandidatëve socialist, thotë Edi Rama do të bazohet tek puna, që secili bën edhe tani që flasim.
Top Channel