Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste kundërshton mënyrën e krijimit të fletëve të votimit, duke emëruar kandidatët me numra, pa emra.

Agron Duka thotë se do të hyjë si koalicion në zgjedhje, por  akoma nuk është vendosur se si do të jetë fleta e votimit.

E mira do të ishte që të ishin me emra të gjithë ata që kandidojnë, me siglën e partisë. Ka zëra që nëse nuk del fleta ti venë me numra dhe siglat e partive të shkojnë në KQZ. Por populli kur voton nuk sheh asgjë në fletën e votimin. Duan ta bëjnë vetëm me numra, pa emra fare, me arsyetimin që nuk i zë fleta. Kjo bën që ne të bëjmë propagandë, nëse unë jam numri 2 të themi voto numrin 2, s’ka kuptim.

Të gjithë po mundohemi që të kemi lista të hapura, por mirë që nuk janë të hapura por na heqin edhe emrin, na bëjnë si të burgosur politikë”.

Sipas kryetarit të Partisë Agrare, dalja në lista pa logo është është përpjekje e qëllimshme e mazhorancës. “Për mendimin tim është e qëllimshme, nga mazhoranca, nga Edi Rama. Edhe ndryshimet kushtetuese ishin kundër partive të vogla. Duke hequr edhe siglat, duke na i bërë edhe me numra… Çdo gjë e ka bërë me qëllimin që nesër të ketë dy parti gjithsej dhe të zhdukë partitë e vogla. Nuk besoj se i shërben kjo liste Lulzim Bashës sepse këtë lloj liste kishim edhe në vitin 2017.

Problemi është se Agron Duka si i PAA-së mund të tërheqë shumë më tepër vota se Agron Duka brenda PD-së. Partia Demokratike ka të vetët.

Me numër dhe matrikull vetëm nëpër burgje i thërrasin njerëzit. Kjo nuk është logjike. Larg qoftë të jetë me numra. Është turp! Vetëm matrikullimi i kafshëve bëhet me numra. Ose burgaxhinjtë ose lopët t’i matrikullojnë me numra. Si hapen listat duke u shënuar me numra??! Duhet të reagojnë të gjitha partitë e vogla dhe mos ta lejojnë”.

Një tjetër problem, sipas Dukës është mënyra e llogaritjes së votave. “Nëse llogariten vetëm votat që mund të krijojnë një mandat deputeti, ai i quan të humbura votat e tjera. Ne, edhe nëse dalim me emra dhe sigla, në fund na quhen votat vetëm të atij që fiton mandatin e deputetit. Nëse një parti merr  50 mijë vota në të gjithë Shqipërinë dhe nuk fiton mandat, çfarë do të thotë kjo?!

Përveç mandatit të vetë, Duka thotë se synon dhe dy mandate të tjera, një në Durrës, një në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA