Fleta e votimit me kandidatë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, do t’i mbajë 110 numra por në të do të figurojnë vetëm 107 emra të kandidatëve për deputetë.
Kjo pasi numri një që mbante Albin Kurti, gjashtë Albulena Haxhiu dhe 31 Bajram Mavriqi do të jenë të zbrazët pasi këtyre ju pamundësia pjesëmarrja me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Përfaqësuesi ligjor i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Amir Rama nuk ka treguar arsyen e mos rirenditjes së kandidatëve.
Rama poashtu ka shtuar se kjo praktikë nuk do të shkaktoj paqartësi tek votuesit.
Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga KQZ të cilët shkurt kanë treguar se nëse votuesit hedhin votën tek numrat që nuk kanë emra të kandidatëve, atëherë vota për kandidatin është e pavlefshme.
Derisa KQZ-ja gjatë së hënës ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletën e votimit. Numrin 121 do ta mbaj Nisma, 127 LVV-ja, 132 LDK-ja, 134 PDK-ja dhe 135 AAK-ja.
Top Channel