Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29/11 11:33
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale për Gjilan, Ismet Hashani, sipas të cilit rasti ka ndodhur sonte në ora 18:56.
“R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Hashani.
Top Channel